Parlamenti francez do të prononcohet për planin kontrovers të reformës pensionale
- Plani i kontestuar për reforma në sistemin pensional në Francë është në fazën e fundit, ku sot do të votohet në dy dhomat e Parlamentit. Votimi do të vijojë me protesta masive në vend kundër reformave pensionale.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:09, 16 mars, 2023
Paris, 16 mars 2023 (MIA)- Plani i kontestuar për reforma në sistemin pensional në Francë është në fazën e fundit, ku sot do të votohet në dy dhomat e Parlamentit. Votimi do të vijojë me protesta masive në vend kundër reformave pensionale.
Komisioni i përbërë nga anëtarë të dy dhomave, Senatit dhe Kuvendit kombëtar, dje i ka përpunuar detajet që të arrihet një propozim kompromisi.
Pika kyçe e reformave është të rritet mosha e pensionimit nga 62 në 64 vjeç.
Në mënyrë shtesë, duhet të rritet numri i nevojshëm i viteve për pagesën në sistemin pensional, ndërsa pensioni minimal të rritet në 1.200 euro.
Reforma konsiderohet si projekt kyç i presidentit Emanuel Makron dhe qeverisë së tij të qendrës së djathtë, që justifikohet me kërcënimin e deficitit në fondin pensional.
Reforma e propozuar ka hasur në kritika tek sindikatat, por edhe një pjesë e opozitës.
Mediat lokale shkruajnë se pritet që Senati ta pranojë propozimin. Kur është në pyetje Kuvendi kombëtar shumica nuk është plotësisht e sigurt, ndërsa qeveria konsideron në votat e republikanëve konservatorë në parlament të cilët janë të ndarë.
Dje, mijëra njerëz dolën në rrugë në shumë qytete franceze për protesta të reja kundër reformave.
Në rrugë dolën edhe të punësuarit e transportit dhe industrive tjera të cilët përsëri janë hedhur në grevë, edhe pse me një numër më të vogël se herën e kaluar. qa/