• e hënë, 23 dhjetor 2024

Parlamenti evropian i ka bërë thirrje Gjykatës penale ndërkombëtare të lëshojë urdhërarrest pas Llukashenkos

Parlamenti evropian i ka bërë thirrje Gjykatës penale ndërkombëtare të lëshojë urdhërarrest pas Llukashenkos

Strasburg, 18 korrik 2023 (MIA) - Parlamenti evropian sot i ka bërë thirrje Gjykatës penale ndërkombëtare (GJPN) që të lëshojë urdhërarrest pas presidentin bjellorus, Aleksandar Llukashenko.

"Gjykata penale ndërkombëtare tashmë ka urdhër për arrestim të presidentit rus Vlladimir Putin dhe komisares ruse për të drejtat e njeriut, Marila Lvova-Belova, e tani eurodeputetët i bëjnë thirrje GJNP-së që të shqyrtojë një hap të tillë për Llukashenkon", thuhet në kumtesën e Parlamentit Evropian.

Dhoma ligjdhënëse evropiane pohon se Qeveria e Llukashenkos ka përgjegjësi për krimet e kryera kundër Ukrainës, posaçërisht për deportimin e fëmijëve ukrainas. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR