• e hënë, 23 dhjetor 2024

Parlamenti Evropian do të hapë një zyrë për marrëdhënie me Ballkanin Perëndimor

Parlamenti Evropian do të hapë një zyrë për marrëdhënie me Ballkanin Perëndimor

Bruksel, 24 pril 2024 (MIA) - Në përpjekje për të përmirësuar monitorimin e procesit të zgjerimit të BE-së, Parlamenti Evropian planifikon të hapë një zarë të re për marrëdhënie me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Një propozim i tillë gjendet në dokumentin e përgatitur nga PE-ja në prag të kremtimit të 20 vjetorit të valës më të madhe deri më tani të zgjerimit të BE-së në vitin 2004, kur në Union në pako u pranuan 10 anëtarë të rinj.

Në dokument, siç raporton “Euraktiv”, thuhet se kjo zyrë do t'i mundësojë Parlamentit Evropian një mbikëqyrje më të madhe mbi proceset e anëtarësimit në bashkëpunim me delegacionet ekzistuese të BE-së, të cilat punojnë në kuadër të Shërbimit Evropian për punë të jashtme (EEAS). 

Përveç kësaj, pritet zyra t'i mundësojë Parlamentit Evropian të mbështesë më mirë vendet kandidate ose kandidatët potencialë për anëtarësim në BE në përpjekjet e tyre për t'u integruar në bllok.

Pritet përmes zyrës të përforcohen edhe marrëdhëniet e PE-së me parlamentet e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të dalin në pah aktivitetet e e eurodeputetëve lidhur me procesin e zgjerimit.

Plani për hapjen e zyrës vjen pasi vitin e kaluar në netor Parlamenti Evropian hapi zyrën e tij përfaqësuese në Kiev me kërkesë të qeverisë ukrainase. Përveç Kievit, PE ka zyra edhe në disa qytete të tjera në vende jo anëtare të BE-së, duke përfshirë Nju Jorkun, Adis Abeba dhe Xhakartën, ku funksionojnë si pjesë e delegacioneve të Unionit.

Ndryshe nga kjo, PE ka zyrat e tij ndërlidhëse në çdo shtet anëtar të BE-së, detyra e të cilave është të kontaktojë dhe të bashkëpunojë me palët e interesuara në ato shtete, të organizojë ngjarje dhe të komunikojë me mediat lokale. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR