• e hënë, 23 dhjetor 2024

Parlamenti danez e hodhi poshtë propozimin për njohjen e shtetit palestinez

Parlamenti danez e hodhi poshtë propozimin për njohjen e shtetit palestinez

Kopenhagë, 28 maj 2024 (MIA) - Parlamenti danez sot e hodhi poshtë propozim-ligjin për njohjen e shtetit palestinez, njoftuan mediat britanike.

Irlanda, Spanja dhe Norvegjia sot zyrtarisht e njohën shtetit palestinez, prejse publikuan javën e kaluar se do ta bënin këtë, ndërsa Izraeli gjestin  e tyre e quajti "shpërblim për terrorizmin" dhe i tërhoqi ambasadorët e tij.

Propozim-ligji danez u dorëzua në shkurt nga katër parti të Majta.

"Nuk mund ta njohim pavarësinë e shtetit palestinez dhe arsyeja e vetme është që parakushtet për këtë me të vërtetë nuk ekzistojnë", tha ministri danez i Punëve të Jashtme Lars Loke Rasmusen gjatë debatit të parë për propozimin në parlament në prill.

"Nuk mund ta mbështesim këtë rezolutë, por dëshirojmë që një ditë të mundemi", shtoi atëherë Rasmusen, i cili nuk ishte i pranishëm në votimin e sotëm.

Nëntë nga gjithsej 27 shtete anëtare të Bashkimit Evropian e njohin shtetin e Palestinës. Tetë prej tyre e bënë këtë përpara se të anëtarësoheshin në Union, edhe pasi udhëheqësi palestinez Jaser Arafat e shpalli Palestinën shtet të pavarur më 15 nëntor të vitit 1988 - Malta, Qiproja, Republika Çeke dhe Sllovakia (deri në vitin 1993 Çekosllovakia), Hungaria, Rumania, Bullgaria dhe Polonia. Ato u pasuan në vitin 2014 nga Suedia, e cila u bë vendi i parë që njohu Palestinën pas anëtarësimit në BE. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR