• e premte, 27 shtator 2024

Paris: Protestuesit kundër reformave pensionale e kanë bllokuar hyrjen në muzeun e Luvrit

Paris: Protestuesit kundër reformave pensionale e kanë bllokuar hyrjen në muzeun e Luvrit

Paris, 27 mars 2023 (MIA) - Protestuesit sindikalë, të zemëruar nga hapi i presidentit francez Emanuel Makron që ta rrisë kufirin e moshës për pensionim në Francë pa votim në Kuvend, sot e kanë bllokuar hyrjen e muzeut parizien në Luvër, duke frustruar një numër të madh vizitorësh.

Numër më i vogël i protestuesve janë mbledhur para piramidës së qelqtë dhe kanë demonstruar qetë kundër planit që shumica e francezëve të detyrohen të punojnë deri në moshën 64 vjeçare, që të balancohet buxheti pensional. "Pensionohuni në moshën 60 vjeçare - punoni më pak që të jetoni më gjatë" shkruani një parrollë.

Mediat vendore raportojnë se para muzeut ka një varg turistësh të zhgënjyer, të cilët ankohen sepse disa prej tyre kanë ardhur me fëmijë nga vendet e huaja për të parë koleksionin e pasur të Luvrit.

Protesta erdhi një ditë para raundit të 10-të të grevës mbarëkombëtare dhe marshimeve në rrugë, ndonjëherë të shoqëruara me dhunë.

Në një rast të veçantë, policia e Parisit njoftoi se po kryente një operacion për të parandaluar grumbullimet e paautorizuara jashtë Qendrës Pompidu, një tjetër muze historik në Paris. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR