• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Paratë nga huaja hungareze do të ndihmojnë për zhvillimin e ekonomisë, beson ministri kompetent Durmishi

Paratë nga huaja hungareze do të ndihmojnë për zhvillimin e ekonomisë,  beson ministri kompetent Durmishi

Shkup, 8 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Punës dhe Ekonomisë Besar Durmishi beson se paratë nga huaja hungareze në vlerë prej 500 milionë euro do të kontribuojnë për zhillimin e ekonomisë së vendit.

"Në thirrjen e parë të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale për grantin prej 100 milionë euro aplikuan mbi 80 komuna me mbi 350 projekte. Me hapin e ardhshëm do të bashkangjiten kompanitë vendore me grant prej 250 milionë euro. Prandaj mendoj se kjo kredi do të sjellë zhvillim të ekonomisë. Nëse nuk ka zhvillim ekonomik do të na ndodh ajo që na ka ndodhur në 20 vitet e fundit", tha Durmishi në përgjigje të pyetjes së një gazetari në konferencën e sotme për shtyp kushtuar 100 ditëve të Qeverisë.

Marrëveshja për huanë hungareze në vlerë prej gjysmë miliardë euro do të nënshkruhet sot në Budapest nga ana e ministres së Financave Gordana Dimitrieska Koçoska.

Kredia merret me normë interesi prej 3,25 për qind me tre vjet grejs periudhë dhe 12 vjet afat të pagesës. sa/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR