Parashikimi motit
- Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, kryesisht në pjesët perëndimore. Përgjatë Vardarit o të fryjë erë e fortë veriore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 22, ndërsa maksimalja do të lëvizë ndërmjet 27 dhe 37 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.
Shkup, 4 gusht 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, kryesisht në pjesët perëndimore. Përgjatë Vardarit o të fryjë erë e fortë veriore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 22, ndërsa maksimalja do të lëvizë ndërmjet 27 dhe 37 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare me erë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 35 gradë Celsius.
Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nga e hëna do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare veriore, më e theksuar përgjatë Vardarit. Në zonat malore do të krijohen kushte për paraqitje të izoluar të reshjeve afatshkurtra të shiut dhe bubullima të rralla. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s