Paraqitje e drejtpërdrejtë e kryetares së Këshillit gjyqësor,Vesna Dameva
- Kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva sot në orën 11 do të ketë paraqitje publike.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:00, 2 dhjetor, 2024
Shkup, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva sot në orën 11 do të ketë paraqitje publike.
Dameva javën e kaluar në deklaratë për meidumet tha se ka pasur të drejtë të qëndrojë edhe tetë muaj në krye të institucionit.
"Duke pasur parasysh se dy herë ishin sjellë Vendime për shkarkim të kryetarit të Këshillit, më 26.04.2024 dhe më 04.05.2024, e pashë të nevojshme vetëm të definohet data e saktë deri kur duhet ta kryej funksionin në kohëzgjatje prej dy viteve. Për çështjen juridike rreth kohëzgjatjes së mandatit, edhe pse anëtarët e Këshillit kanë qëndrimin e vet, megjithatë u konsultuan edhe ekspertë juridik dhe profesionistë eminentë nga fusha e së drejtës, kështu që vetëm u konfirmua qëndrim i shumicës se mandati duhet faktikisht të kryhet 2 vite", tha Dameva.
Ndaj këtij vendimi rreaguan disa politikanë, gjykatës, prokurorë dhe avokatë sipas të cilëve, pa dallim nga gjithçka, mandati i saj përfundon për një javë.
Në mbledhjen kuvendore për pyetje të deputetëve reagoi edhe kryeministri, Hristian Mickoski i cili tha se Dameva ka dashur në mënyrë të paligjshme ta vazhdojë mandatin. ab/
Foto: МIА arkivi