• e premte, 05 dhjetor 2025

Paraqitje dramatike e Zelenskit: Këto janë momentet më të vështira në historinë tonë

Paraqitje dramatike e Zelenskit: Këto janë momentet më të vështira në historinë tonë

Kiev, 21 nëntor 2025 (MIA) – Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski pak më parë u foli ukrainasve me video porosi në të cilën paralajmëroi se vendi është në një nga momentet më kritike që nga fillimi i luftës. Ai foli për presionin jashtëzakonisht të fuqishëm politik dhe diplomatik nga SHBA-ja dhe për vendimet e vështira të cilat Kievi duhet t’i sjellë në javët e ardhshme. 

“Po përjetojmë një nga momentet më të vështira në historinë tonë. Tani për tani, Ukraina mund të duhet të bëjë një zgjedhje jashtëzakonisht të vështirë: ose të humbasë dinjitetin e saj, ose të rrezikojë të humbasë një partner kyç. Ose një plan të ashpër me 28 pika, ose një dimër jashtëzakonisht të ashpër, më i ashpri, dhe rreziqe shtesë që vijojnë. Jetë pa liri, dinjitet dhe drejtësi, dhe të detyrohemi t’i besojmë dikujt që na ka sulmuar dy herë. Ata do të presin përgjigjen tonë. Presioni ndaj Ukrainës për momentin është nga më të vështirët deri më tani”, tha Zelenski. 

"Do të ketë kërkim konstruktiv për zgjidhje me SHBA-në. Do të paraqes argumente, do të bind dhe do të ofroj alternativa, por nuk do t'i japim armikut asnjë arsye për të thënë se Ukraina nuk është gati për paqe", theksoi presidenti ukrainas.

 

“Ne, kuptohet, jemi bërë nga çeliku, por madje edhe metali më i fortë në fund mund të prishet”, tha Zelenski. 

"Duhet të bashkohemi, të ndërgjegjësohemi, t'i japim fund konflikteve të ndërsjella dhe debateve toksike. Shteti duhet të veprojë si një entitet i vetëm. Nuk duhet ta harrojmë se kush është armiku ynë i vërtetë", tha ai.

“Atëherë nuk e dorëzuam Ukrainën dhe nuk do ta dorëzojmë tani. E di që populli është me mua”, tha Zelenski. 

“Java e ardhshme do të jetë e vështirë. Do të ketë shumë presion – politik dhe informativ, me qëllim që të bëjmë përpjekje që të mos ndajmë dhe destabilizojmë”, tha Zelenski. fc/

Foto: Skrinshot nga X

QËNDRONI TË LIDHUR