• e shtunë, 06 korrik 2024

Parandalohet përpjekje për kontrabandë me çanta të femrave, valixhe dhe çanta shpine në VK Megjitlia

Parandalohet përpjekje për kontrabandë me çanta të femrave, valixhe dhe çanta shpine në VK Megjitlia

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Megjitlia është parandaluar përpjekje për kontrabandë të 45 çantave të femrave, katër valixheve dhe një çante shpine, pas kontrollit të kryer nga ana e nëpunësve të doganës, njoftuan nga Drejtoria Doganore. 

"Malli i padeklaruar është zbuluar gjatë kontrollit të një automobili i cili ishte paraqitur në hyrje të shtetit. Për shkak të dyshimit në deklaratën e shoferit është kryer kontroll fizik i veturës, me çka në veturë në hapësirën mes ulëseve dhe në hapësirën e bagazhit janë gjetur 45 çanta të femrave, katër valixhe dhe një çantë shpine të padeklaruara", qëndron në kumtesën e Drejtorisë Doganore. 

Produktet e padeklaruara, nënvizohet, janë ruajtur përkohësisht, ndërsa kundër personit është ngritur procedurë kundërvajtëse. fc/

Fotografia: Drejtoria Doganore

 

QËNDRONI TË LIDHUR