• e hënë, 23 dhjetor 2024

Parandalohet kontrabandimi i 1.100 cigareve elektronike

Parandalohet kontrabandimi i  1.100 cigareve elektronike

Gostivar, 2 mars 2023 (MIA) – Një person  mëngjesin e sotëm është privuar nga liria  pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte janë gjetur 1.100 copë cigare elektronike të fshehura në thasë me fasule.

Nga SPB Tetovë informuan  se mëngjesin e sotëm rreth orës 7 e 35 minuta në rrugën rajonale Dibër-Hanet e Mavrovës,  nëpunësit e policisë të SPB Tetovë-Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria dibranin  27-vjeçar B.Z.  

"Gjatë kontrollit të automjeti  "seat alhambra" me targa të Strugës, të cilin ai e ka drejtuar, në thasë me fasule janë gjetur dhe konfiskuar 1.100 cigare elektronike pa dokumentacion", thotë zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

 Dibrani B.Z. është mbajtur në Departamentin Policor Rostushë dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse. ar/

 Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR