• e hënë, 23 dhjetor 2024

Parandalohet kontrabandë me mjete dhe aksesorë për celularë në një vlerë prej 355 mijë denarë

Parandalohet kontrabandë me mjete dhe aksesorë për celularë në një vlerë prej 355 mijë denarë

Shkup, 26 tetor 2023 (MIA) - Është penguar tentimi për kontrabandim të sasisë së madhe të mjeteve dore dhe industriale, si dhe aksesorë për celularë në një vlerë të përgjithshme prej 355 mijë denarë, që dy shtetas të Maqedonisë së Veriut u përpoqën t'i fusin në mënyrë të paligjshme në shtet përmes pikës kufitare "Bllacë".

Siç informon Drejtoria Doganore, Për shkak të dyshimeve automjetet janë ndaluar për kontroll të detajuar. Në të njëjtën kohë, në bagazhin e një automjeti janë zbuluar vegla dore dhe industriale në një vlerë të përgjithshme prej 83.841 denarë, të cilat personi nuk i ka paraqitur në organet doganore, me të cilat ka dashur të shmangë pagesën doganore dhe TVSh-në në një vlerë të përgjithshme prej 16.241 denarë. 

 

Në automjetin e dytë, në pjesën pranë sediljes së bashkudhëtarit dhe pas saj, si dhe në pjesën e bagazhit janë zbuluan 453 pjesë aksesorë për celularë - kufje, karikues dhe kabllo për karikues, xham mbrojtës, adaptorë audio, karta memorie mikro SD dhe xhama mbrojtës për celularë. Vlera e përgjithshme e aksesorëve për celularë të padeklaruar është 271.167 denarë, për të cilat personi është dashur të paguajë gjithsej 51.547 denarë për doganë dhe TVSH", theksojnë nga Drejtoria Doganore.

 Foto: Drejtoria Doganore

 

QËNDRONI TË LIDHUR