• e shtunë, 23 nëntor 2024

Paralajmërohet programi i Edicionit të dytë të manifestimit promovues-sportiv "Ohrid Water Festival"

Paralajmërohet programi i Edicionit të dytë të manifestimit promovues-sportiv

Ohër, 24 korrik 2024 (MIA) - Në periudhën prej 23 deri më 31 gusht 2024 në Ohër do të organizohet edicioni i dytë i manifestimit të madh promovues-sportiv "Ohrid Water Festival".

Qëllimi i festivalit është popullarizimi i sporteve në ujë në Liqenin e Ohrit dhe promovimi i potencialit unik që disponon Ohri si qendër më e madhe turistike në vend.

Kryetari i Ohrit, Kiril Pecakov e paralajmëroi manifestimin duke prezantuar programin e detajuar i cili parasheh njëzet përmbajtje, për të cilat madje shprehu bindjen se do të sjellë një përvojë të paharrueshme për pjesëmarrësit dhe do të tërheq vëmendjen e publikut.

Krahas garave dhe aktiviteteve të krijuara tashmë, kurorë e gjithë manifestimit do të jetë Maratona e notit të Ohrit e planifikuar për 31 gusht.

Më shumë informacione rreth programit në faqen zyrtare të festivalit: www.ohridwaterfestival.mk.

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR