• e hënë, 23 dhjetor 2024

Paralajmërohen aktivitete ndërtimore për përmirësimin e sistemit të ujësjellësit në shtatë vende të populluara në komunën e Sarajit

Paralajmërohen aktivitete ndërtimore për përmirësimin e sistemit të ujësjellësit në shtatë vende të populluara në komunën e Sarajit

Shkup, 29 qershor 2023 (MIA) - Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, sot kanë shpallur fillimin e aktiviteteve ndërtimore për realizimin e projektit për përmirësimin e ujësjellësit në shtatë vendbanimet Rashçe, Kopanicë, Bojane, Bukoviq, Llaskarcë, Semenishtë dhe Çajlane në komunën e Sarajit.

Aktivitetet ndërtimore fillojnë me ndërtimin e një stacioni të ri parapompues afër Rashçes, tubacioneve nën presion për në Kopanicë dhe Bojanë, si dhe ndërtimin e një rezervuari në Kopanicë me kapacitet prej 600 metrash kub.

"Me realizimin e këtij projekti, ujësjellësi i premtuar realizohet në vendbanimet Rashçe, Kopanicë, Bojanë, Bukoviq, Llaskarcë, Semenishtë dhe Çajlane, të cilat kanë gati gjysmën e popullsisë së përgjithshme të komunës së Sarajit. Për zgjidhjen e këtij problemi të kahmotshëm në këtë pjesë të qytetit po investojmë mbi 3 milionë euro dhe banorët e komunës së Sarajit kanë furnizim më të mirë me ujë. Ne kujdesemi për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë dhe investojmë në sigurimin e kushteve cilësore për jetë në çdo komunë dhe vendbanim të qytetit", tha Arsovska, njofton Qyteti i Shkupit.

Kryetarja Arsovska theksoi se Qyteti i Shkupit në vazhdimësi punon për përmirësimin e furnizimit me ujë të qytetit në përputhje me projektet e premtuara nga programi "Për një Shkup modern", ku zgjidhja e problemeve me rrjetin e ujësjellësit është një nga prioritetet. sa/

Foto: Qyteti i Shkupit

 

QËNDRONI TË LIDHUR