• e hënë, 23 dhjetor 2024

Parakalim i maturantëve në Shkup

Parakalim i maturantëve në Shkup

Shkup, 19 maj 2023 (MIA) - Rreth 400 maturantë nga Shkupi dhe 1 500 nga qytete të tjera sot morën pjesë në manifestimin "Parakalimi i maturës" që u mbajtë në sheshin "Maqedonia". Në manifestim pati pjesëmarrës nga Sllovenia, Serbia, Sllovakia, Mali i Zi dhe Hungaria.

Në Shkup këtë vit marrin pjesë shkollat e mesme "Vasill Antevski - Dren", "Vllado Tasevski", "Mihajllo Pupin", "Rade Jovçevski - Korçagin", "Zdravko Cvetkovski", "Dimitar Vllahov", "Arseni Jovkov", "Vëllezërit Milladinov", "Koço Racin", "Shaip Jusuf", "Georgi Dimitrov", "Pançe Karaxhozov", "Josp Broz Tito" dhe shkolla e mesme e muzikës "Ilija Nikollovski-Lluj".

Фото/ МИА

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri maturantëve u dëshiroi shumë fat dhe sukses më tej në jetë, duke pritur, siç tha, gjeneratat e tanishme të jenë prijës të ndryshimeve të reja pozitive dhe të prosperitetit të shtetit.

Фото/ МИА

Duke ua uruar maturimin, tha se beson tek të rinjtë dhe tek energjia e tyre të cilën fillimisht duhet ta shndërrojnë në vepra konkrete dhe në dobi të vet dhe të shtetit.

Organizues për vendin tonë është Drejtoria për kulturë dhe art e Shkupit në bashkëpunim me Klubin sportiv të vallëzimit "Ritam Plus", ndërkaq nën patronatin e Qytetit të Shkupit.

Фото/ МИА

Gjatë viteve të kaluara në parakalimin e maturës morën pjesë maturantë nga qindra qytete nga vendi, Sllovenia, Italia, Kroacia, BeH, Mali i Zi, Shqipëria, Serbia, Rumania, Bullgaria, Ukraina, Hungaria dhe Austria dhe numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve tejkalon 450 000.

Në vitet e fundit pjesë përbërëse e përgatitjeve dhe vetë manifestimit përfundimtar është betimi për mosdhunë nga ana e pjesëmarrësve në të gjitha qytetet e vendeve në të cilat mbahet "Parakalimi i maturës". Në atë mënyrë jo vetëm që në të njejtën kohë, me muzikë të njejtë në qytete të ndryshme vallëzojnë të rinjtë, në të njejtën kohë dërgojnë porosi për jo dhunë, paqe dhe tolerancë, ab/

foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR