• e mërkurë, 26 qershor 2024

Paradite moti i ftohtë, pasdite me diell

Paradite moti i ftohtë, pasdite me diell

Shkup, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Moti sot paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -10 deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej -2 deri 8 gradë.

Në Shkup, paradite moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa gjatë ditës me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të bie deri në -3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 4 gradë.

Për ditët në vijim, sinoptikanët paralajmërojnë mot të qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të rriten, përveç se nëpër disa lugina ku do të ketë paraqitje të mjegullës. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR