• e enjte, 04 korrik 2024

Paradite mot me diell, pasdite shi i rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima

Paradite mot me diell, pasdite shi i rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima

Shkup, 30 maj 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryejë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Nga mesdita në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme dhe paraqitje të izoluar të breshrit, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 15, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 21 deri 29 gradë. Indeksi UV do të jetë 6.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, nga mesdita në disa pjesë të luginave do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe kushte për mot të ligë afatshkurt. Temperatura minimale do të bie deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 27 gradë.

Nga e premtja nën ndikimin e rrymës ajrore jugore moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm, bubullima dhe motit të ligë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR