• e martë, 24 dhjetor 2024

Paradë e maturantëve në Shkup me pjesëmarrës nga gjashtë shtete

Paradë e maturantëve në Shkup me pjesëmarrës nga gjashtë shtete

Shkup, 19 maj 2023 (MIA) - Në sheshin e Shkupit "Maqedonia" sot do të mbahet manifestimi "Parada e maturantëve" me pjesëmarrës nga shteti ynë dhe nga Sllovenia, Serbia, Sllovakia, Mali i Zi dhe Hungaria me pesëdhjetë qytete.

Nga Drejtoria për Kulturë dhe Art - Shkup informojnë se nga vendi ynë do të marrin pjesë maturantët nga qytetet Shkup, Gjevgjeli, Ohër dhe Strugë. Numri i përgjithshëm i maturantëve të trajnuar në Shkup është 400, ndërsa në qytetet e tjera rreth 1.500 maturantë.

Nga Drejtoria për Kulturë dhe Art - Shkup theksojnë se në Shkup këtë vit do të marrin pjesë shkollat fillore: "Vasil Antevski - Dren", "Vllado Tasevski", "Mihajllo Pupin", "Rade Jovçevski - Korçagin", "Zdravko Cvetkovski", "Dimitar Vllahov", "Arseni Jovkov", "Vëllezërit Miladinovci", "Koço Racin", " Shaip Jusuf”, “Georgi Dimitrov”, “Pançe Karagjozov”, “Josip Broz Tito”, MBUC “Ilia Nikollovski-Luj”.

Organizator për vendin tonë është Drejtoria për Kulturë dhe Art në Shkup në bashkëpunim me Klubin sportiv të vallëzimit "Ritam plus", ndërsa mbahet nën patronazhin e Qytetit të Shkupit. 

Gjatë 14 viteve të kaluara në paradën e maturantëve kanë marrë pjesë maturantë nga qindra qytete nga vendi, Sllovenia, Italia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Rumania, Bullgaria, Shqipëria, Ukraina, Hungaria dhe Austria dhe numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve tejkalon 450 000.

"Krahas kësaj, vitet e fundit pjesë përbërëse e përgatitjeve dhe i vetë manifestimit përfundimtar është thënia e deklaratës - 'betimi' për mosdhunë nga pjesëmarrësit në të gjitha qytetet e vendeve ku zhvillohet "Parada e maturantëve", në këtë mënyrë jo vetëm që në të njëjtën kohë, të rinjtë vallëzojnë me të njëjtën muzikë në qytete të ndryshme, ata, gjeneratat që do të ndërtojnë botën në të ardhmen, në të njëjtën kohë nga vende të ndryshme të botës dërgojnë porosinë për jodhunë, paqe dhe tolerancë", njoftojnë nga Drejtoria për Kulturë dhe Art - Shkup. fc/

Fotografia: Drejtoria për Kulturë dhe Art -Shkup

QËNDRONI TË LIDHUR