Paraburgim prej tetë ditëve për kirurgun nga Manastiri i dyshuar për marrje të ryshfetit
- – Prokuroria Publike ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditëve për kirurgun M.S. (64), i punësuar dhe në pozitë udhëheqëse në ISHP Spitali Klinik – Manastir.
- Post By Fitore Curri
- 14:17, 30 janar, 2025
Manastir, 30 janar 2025 (MIA) – Prokuroria Publike ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditëve për kirurgun M.S. (64), i punësuar dhe në pozitë udhëheqëse në ISHP Spitali Klinik – Manastir.
Siç është bërë e ditur, M.S. ishte arrestuar për shkak të marrjes së ryshfetit prej 150 eurove në Spitalin Klinik të Manastirit, rast i regjistruar nga SPB Manastir më 28 janar në hapësirat e spitalit në Manastir.
Sipas Prokurorisë, dyshimi ka dalë nga fakti se i dyshuari si person i cili ka kryer punë me interes publik, mjek – kirurg i Departamentit për Kirurgji në kuadër të ISHP Spitali Klinik “Dr. Trifun Panovski” në Manastir, ka kryer intervenim, ndërsa tërthorazi, përmes një dëshmitari, ka kërkuar nga djali i i pacientes që t’i japë 150 euro që të qeroset për punën e kryer. Pasi i dyshuari i ka pranuar paratë, ishte kryer bastisje, ndërsa persona zyrtarë nga SPM Manastir i kishin gjetur dhe marrë paratë. fc/
Fotografia: MIA