Paraburgim prej 30 ditësh për Rade Trajkovski - Shtekli dhe nëntë persona të tjerë
- Gjykata Themelore Penale në Shkup e pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për Rade Trajkovskin, i njohur me nofkën Shtekli, si dhe për nëntë persona të tjerë nga grupi kriminal që dyshohet për shitje droge.

Shkup, 20 janar 2025 (MIA) - Gjykata Themelore Penale në Shkup e pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për Rade Trajkovskin, i njohur me nofkën Shtekli, si dhe për nëntë persona të tjerë nga grupi kriminal që dyshohet për shitje droge.
Paraburgimi, siç kumtoi Gjykata Themelore Penale në Shkup, fillon të zbatohet nga momenti i gjetjes së tyre, përkatësisht privimit nga liria.
"Gjyqtar i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruan me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për caktimin e masave për sigurimin e pranisë kundër grupit të dyshuar për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve në përputhje me nenin 215 paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, të cilat gjatë ditës së djeshme u zbatuan në Gjykatë, sollën vendime me të cilat: Propozimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj: R.T., P.Z., D.T. , V.V., A.V., D.Xh.H., S.S., S.M., K.K. dhe F.R. e pranoi dhe ua caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për shkak të ekzistimit të bazave të nenit 165, paragrafi 1, pikat 1, 2 dhe 3, përkatësisht rrezik nga arratisja, rrethana që tregojnë se mund të pengojë hetimin duke ndikuar në dëshmitarë dhe Përsëritje të veprës penale", kumtoi sot Gjykata Themelore Penale në Shkup.
Njëkohësisht, siç thonë nga Gjykata, është pranuar edhe propozimi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të cilët janë të paqasshëm për organet e rendit, ndërsa paraburgimi fillon të zbatohet që nga gjetja e tyre përkatësisht privimi nga liria.
Nga Gjykata Penale theksojnë se palët kanë të drejtë ankimimi ndaj këtyre vendimeve para Këshillit Penal.
Policia e Maqedonisë së Veriut e ka arrestuar më 18 janar Rade Trajkovski-Shteklin me Urdhër të Prokurorisë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në nëntor të vitit të kaluar është hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë në lagjen "Keramidnica" në Shkup, ndërsa nga shpërthimi u lëndua Trajkovski, i cili u dërgua në SPQ "Shën Naumi i Ohrid". Më parë, dy herë kishte tentativa për vrasje të Shtekit. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s