• e enjte, 04 dhjetor 2025

Paraburgim prej 30 ditësh për 24 vjeçarin e dyshuar për akte seksuale ndaj një vajze pesë vjeçare

Paraburgim prej 30 ditësh për 24 vjeçarin e dyshuar për akte seksuale ndaj një vajze pesë vjeçare

Shkup, 5 shtator 2025 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar një Urdhër për kryerjen e një procedure hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer akte të tjera seksuale ndaj një vajze të lindur në vitin 2020, një vepër penale e dënueshme sipas nenit 188, paragrafi 5 i Kodit Penal.

"I dyshuari 24-vjeçar, në shtëpinë e tij në Volkovë, disa herë ka kryer akte seksuale ndaj fëmijës së lënduar me të cilën ka lidhje familjare. Ai shfrytëzoi momentin ndërsa vajza ishte në shtëpinë e tij sepse jetonin në shtëpi të ndara në të njëjtin oborr, ndërsa më pas e kërcënoi të mos i tregonte të atit sepse do ta qortonin dhe rrihnin", informuan pasdite nga Prokuroria Publike.

Nga PTHP-ja njoftojnë se prokurori publik gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit i paraqiti një propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit, veçanërisht duke marrë parasysh mundësinë e vendosjes së kontaktit me fëmijën dhe nevojën për të mbrojtur viktimën nga i dyshuari.

"Në të njëjtën kohë, prokuroria vlerësoi edhe rrethanat që tregonin rrezik arratisjeje dhe mundësinë e ndikimit në procedurë. Gjykata e pranoi një argument të tillë dhe caktoi masën e paraburgimit për të dyshuarin për një periudhë prej 30 ditësh", theksojnë nga Prokuroria Publike. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR