• e premte, 05 dhjetor 2025

Paraburgim për katër të dyshuar për të shtënat në Tetovë

Paraburgim për katër të dyshuar për të shtënat në Tetovë

Shkup, 12 gusht 2025 (MIA) – Masat e kërkuara për paraburgim për të gjithë të dyshuarit për të shtënat në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë” nga të cilat ndërroi jetë një njeri, ndërsa ishin rrezikuar jeta dhe trupi i njerëzve të tjerë, janë përcaktuar, njofton Prokuroria Publike. 

Nga aty njoftojnë se është marrë urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër tre të rriturve dhe një fëmije. 

“Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë lëshoi Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 3, pastaj Përgatitje, posedim, ndërmjetësim dhe tregti të paautorizuar me armë dhe materia shpërthyese sipas nenit 396 dhe Krime të rënda kundër sigurisë publike sipas nenit 292 paragrafi 1 në lidhje me nenin 288 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal”, bëhet e ditur në kumtesën e Prokurorisë. 

Për veprat e njëjta me të si bashkëveprues i dyshuar është edhe një fëmijë për të cilin është ngritur procedurë sipas Ligjit për të drejtat e fëmijëve. 

Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese, siç shtojnë, është marrë edhe kundër dy personave të cilët janë të dyshuar se si bashkëveprues kanë kryer vepër penale - Vrasje (në përpjekje) sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 3 në lidhje me nenin 19, pastaj Përgatitje, posedim, ndërmjetësim dhe tregti të paautorizuar  me armë dhe materie shpërthyese sipas nenit 396 dhe Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme nga neni 292 paragrafi 1 në lidhje me nenin 288 paragrafi 3 në lidhje me nenin 1 nga Kodi Penal. 

“Më 10 gusht, në rrugën ‘Bllagoja Toska’ në Tetovë, i dyshuari i parë dhe fëmija në konflikt me ligjin i lindur në vitin 2010, me dashje, si bashkëpunëtorë dhe duke përdorur armë zjarri – pushkë automatike që janë të ndaluara për qytetarët, privuan nga jeta një person, dhe rrezikuan jetën dhe trupin e personave të tjerë, përfshirë edhe njërin nga të dyshuarit e tjerë. Me pushkët automatike, ata qëlluan disa plumba drejt makinës ‘golf’, duke goditur tani të ndjerin, i cili ishte në vendin e shoferit. Dy predha përfunduan në gjoksin e bashkëudhëtarit, i cili pësoi lëndime të rënda trupore me rrezik specifik për jetën e tij. Një predhë përfundoi në kofshën e djathtë të një fëmije të lindur në vitin 2012, i cili rastësisht u ndodh në afërsi të menjëhershme, pas së cilës i dyshuari, së bashku me fëmijën në konflikt me ligjin, u larguan nga vendi i ngjarjes”, bëhet e ditur në kumtesë. fc/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR