• e diel, 22 dhjetor 2024

Paraburgim 30 ditor për dy të dyshuar në rastin "Feniks", edhe një person shkon në arrest shtëpiak

Paraburgim 30 ditor për dy të dyshuar në rastin

Shkup, 30 qershor 2023 (MIA) - Gjyqtari i procedurë paraprake caktoi paraburgim prej 30-të ditësh për dy persona në rastin "Feniks" të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, autorizim dhe larje parash në lidhje me furnizimin e një pjese  të monumenteve nga projekti "Shkupi 2014".

Nga Gjykata Penale e Shkupit për MIA-n informuan se paraburgim 30 ditor i është caktuar personave Z.V. dhe L.B. ndërsa arrest shtëpiak i është caktuar personit T.D.

Disa ish funksionarë janë pjesë e hetimit të Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit që udhëhiqet kundër 15 personave nën emrin kodues "Feniks". Në mesin e të dyshuarve, përveç shtetasve të Maqedonisë ka edhe shtetas nga Italia, ndërsa dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, autorizim dhe larje parash në lidhje me furnizimin e një pjese të monumenteve nga projekti "Shkupi 2014". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR