• e hënë, 23 dhjetor 2024

Papa Françesku nuk ka në plan të tërhiqet

Papa Françesku nuk ka në plan të tërhiqet

Romë, 14 mars 2024 (MIA) - Papa Françesku nuk ka ndërmend që të japë dorëheqje, sepse beson se shëndeti i tij është mjaft i mirë për të vazhduar detyrën, thotë ai në një libër të ri, pjesë të së cilës janë publikuar sot nga gazeta italiane “Koriere dela sera”.

"Tërheqja është një hipotezë e largët, nuk kam arsye të mjaftueshme serioze për të menduar të largohem nga detyra", citon gazeta librin e Papës "Jeta: Historia ime nëpër histori", që duhet të publikohet në gjuhën italiane dhe angleze më 19 mars. 

Papa 87-vjeçar ka qenë i dobët vitet e fundit, përdor një karrige me rrota ose bastun për të ecur dhe kohët e fundit ka vuajtur nga bronkiti ose ftohjet që kanë kufizuar të folurit e tij në publik.

Në libër, megjithatë, ai zbut shqetësimet e publikut për gjendjen e tij. 

Papa ka mbrojtur sërish vendimin e tij të fundit për të lejuar priftërinjtë të bekojnë çiftet e të njëjtës gjini, duke thënë se është detyrë e Kishës katolike të mirëpresë të gjithë dhe se “Zoti i do të gjithë, por veçanërisht mëkatarët”.

Paraardhësi i tij Benedikti XVI. ishte Papa i parë që abdikoi pas gati 600 vjet, duke përmendur pleqërinë si arsye. Papa Benedikti XVI abdikoi në shkurt të vitit 2013, në moshën 85-vjeçare dhe vdiq në ditën e fundit të vitit 2022. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR