• e premte, 22 nëntor 2024

Papa Françesku: Në asnjë luftë nuk ka fitues të vërtetë

Papa Françesku: Në asnjë luftë nuk ka fitues të vërtetë

 Romë, 2 nëntor 2023 (MIA) - Në asnjë luftë nuk ka fitues të vërtetë, tha sot papa Françesku gjatë vizitës në varrezat ushtarake romake, duke iu referuar konflikteve në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.

Papa përdori një karrocë  për të vendosur lule në varrezat e ushtarëve të Komonveltit të cilët humbën jetën në Itali gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 Këtë vit, Papa i zgjodhi këto varreza romake për të mbajtur meshë në kujtim të të vdekurve në Ditën e Shpirtrave (Ditën e të vdekurve).

"Luftërat janë gjithmonë një disfatë, gjithmonë. Nuk ka kurrë fitore të plotë. Njëra palë mposht tjetrën, por pas saj ka gjithmonë një disfatë dhe një çmim që duhet paguar", tha Papa në një predikim të improvizuar gjatë meshës në varreza ku morën pjesë disa ambasadorë të Komonveltit.

 Ati i Shenjtë bëri thirrje për një armëpushim në Gazë dhe krijimin e korridoreve humanitare për të lehtësuar vuajtjet e banorëve të saj të rrethuar.

Ai, gjithashtu, bëri thirrje për zgjidhje me dy shtete të konfliktit në Lindjen e Mesme, ndërsa tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga sulmet dhe dënoi rritjen e antisemitizmit në mbarë botën. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR