• e hënë, 23 dhjetor 2024

Papa Françesku në Singapor, në fazën e fundit të udhëtimit të tij në Azi

Papa Françesku në Singapor, në fazën e fundit të udhëtimit të tij në Azi

Singapor, 11 shtator 2024 (MIA) - Papa Françesku sot nga Timori Lindor arriti në Singapor në pjesën e fundit të udhëtimit 12-ditor në Azinë Juglindore dhe Oqeani. Papa dhe shoqërimi i tij mbërritën në qytetin-shtet për një vizitë dyditore, e cila përfshin fjalim para zyrtarëve politikë dhe një meshë në Stadiumin kombëtar, për të cilën Vatikani pret se do të tërheqë rreth 55.000 njerëz. 

Papa do të realizojë edhe takim privat me presidentin Tarman Shanmugaratnam, kryeministrin Lorens Vong dhe ish kryeministrin, Li Hsien Lung. 

Papa udhëton nga Dili, kryeqyteti i Timorit Lindor, ku dje u predikua mesha me rreth 600.000 nga popullata totale e vendit prej 1,3 milionë banorë.

Udhëtimi 12-ditor i Papa Françeskut përfshinte edhe vizita të shkurtra në Indonezi dhe Papua Guinea e Re. qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR