• e hënë, 23 dhjetor 2024

Papa Françesko për konfliktin në Ukrainë dhe Gazë: Paqe e dakorduar është më e mirë se një luftë pafund

Papa Françesko për konfliktin në Ukrainë dhe Gazë: Paqe e dakorduar është më e mirë se një luftë pafund

Romë, 25 prill 2024 (MIA) - Kreu i kishës katolike romake, papa Françesko u bëri thirrje thirrje palëve ndërluftuese në Ukrainë dhe Gazë që të negociojnë për paqen, sepse "një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund".

"I lus të gjithë ata, vende në luftë, ndaloni luftën. Kërkoni negociata, kërkoni paqe", tha Papa në një intervistë për Si-Bi-Es Njuz.

Papa tha se ai është në kontakt të përditshëm me priftërinjtë e Gazës për t'i pyetur ata për përvojat e tyre dhe se ai mund të ndihmojë në arritjen e paqes vetëm përmes lutjes.

Duke folur për ndikimin e luftës në Ukrainë tek fëmijët, Papa shtoi se "ata fëmijë kanë harruar si të buzëqeshin".

Është shumë e vështirë kur një fëmijë harron të qeshë. Është shumë serioze, shton kreu i Kishës katolike romake. 

"Shumë është e rëndë kur një fëmijë harron të buzëqesh. Ajo është shumë serioze", shton njeriu i parë kishës katolike romake. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR