• e hënë, 23 dhjetor 2024

Panel-diskutim për luftë kundër dezinformatave, propagandës dhe kërcënimeve hibride

Panel-diskutim për luftë kundër dezinformatave, propagandës dhe kërcënimeve hibride

Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA)  - CIVIL sot organizon panel diskutim me temën "Çliroje mendjen: Elementet kryesore të luftës kundër dezinformatave, propagandës dhe kërcënimeve hibride në Maqedoninë e Veriut".

"Pliroje mendjen" është një projekt për të kunddërshtuar dezinformatat, propagandën dhe kërcënimet hibride përmes monitorimit, aktiviteteve mediatike dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët. Aktivitetet përfshijnë tink-tenk, media dhe elementë aktiviste. 

Qëllimet kryesore të projektit, thekson organizatori i ngjarjes, janë ndjekja, analiza dhe shpërfytyrim i dezinformatave dhe propagandës, si dhe raportimi dhe analizimi i kërcënimeve hibride; të sigurojë informacione dhe pikëpamje përkatëse dhe të japë përrgjigje gjithëpërfshirëse civile dhe mediatike të dezinformimit dhe propagandës, për t'i refuzuar sulmet ndaj demokracisë dhe stabilitetit. 

 "Qëllimet e projektit janë shpërfytyrimi i dezinformatave dhe propagandës që minojnë demokracinë dhe i keqpërdorin shpresat dhe frikën e qytetarëve lidhur me zgjedhjet, integrimet euroatlantike dhe çështje të tjera kritike, ngjarje dhe procese në Maqedoninë e Veriut. Më tej, qëllimet e këtij projekti janë zbutja e efekteve jashtëzakonisht të dëmshme të propagandës që lidhen me agresionin rus kundër Ukrainës, ultranacionalizmin, ksenofobinë dhe politikat e polarizimit dhe dhunës, përmes angazhimit të  qytetarëve, mediave dhe krijuesve të mendimit publik - t'i njohin dhe të ndërmarrin veprime efektive kundër dezinformatave dhe propagandës", tha CIVIL-i.

Në panel sot, i cili në orën 12 do të transmetohet në profilet e rrjeteve sociale dhe videokanaleve të CIVIL-it,  janë profesorët universitarë Vesna Poposka dhe Vladimir Pivovarov.  

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR