• e shtunë, 06 korrik 2024

Panel-diskutim "Nismat rajonale dhe integrimi evropian"

Panel-diskutim

Shkup, 27 prill 2023 (MIA) - Me rastin e Ditës së diplomacisë së Maqedonisë së Veriut - 29 Prillit, sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të mbahet panel-diskutim me temë "Nismat rajonale dhe integrimi evropian", që është në organizim të Klubit diplomatik - Shkup dhe Universitetit Amerikan kolexh Shkup (UAKS).

Siç informojnë nga UAKS, fjalim hyrës do të ketë presidenti i vendit, Stevo pendarovski, ndërsa do të marrin pjesë ambasadori i Bashkimit Evropian, Dejvid Gir, zëvendësministrja e Punëve të jashtme, Fatmire Isaki, drejtori ekzekutiv i Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Antoni Peshev, sekretarja e përgjithshme e Forumit investues të odave nga Ballkani Perëndimor, Tatjana Shterjova Dushkovska dhe ambasadori Jovan Tegovski.

Organizuesit theksojnë se paneli mbahet si pjesë e serisë së ngjarjeve që janë paraparë me Memorandumin për bashkëpunim, të cilin këto ditë e nënshkruan Universiteti Amerikan kolexh Shkup dhe Klubi diplomatik - Shkup. ab/

Foto: MIA Arkivi
 

QËNDRONI TË LIDHUR