• e premte, 05 dhjetor 2025

Panel-diskutim në Tetovë në kuadër të fushatës së MASH "Magjia është në dituri"

Panel-diskutim në Tetovë në kuadër të fushatës së MASH

Shkup, 9 nëntor 2025 (MIA) - Pas ngjarjeve në Shkup dhe Prilep, sot në amfiteatrin e SHMKM "Nikolla Shtejn" në Tetovë do të mbahet panel-diskutimi i tretë në kuadër të fushatës nacionale "Magjia është në dituri" që e realizon Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Fushata u promovua në Ditën botërore të mësimdhënësve - 5 Tetori dhe ka për qëllim ta theksojë rolin thelbësor të mësimdhënësve dhe rëndësinë e profesionit të tyre në shoqëri. 

Panel-diskutimi sot është me temën "Ç'farë magjie fshihet pas një pesëshe - e kaluara dhe tashmja në duel", me fokus në mënyrën se si ka ndryshuar kuptimi i vlerësimit përgjatë brezave, çfarë do të thotë suksesi i vërtetë sot dhe si mësimdhënësit e njohin përpjekjen dhe progresin e nxënësve në kontekstin modern.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, Milka Trimçevska - Drejtoreshë e Byrosë për Zhvillim të Arsimit, Daniela Apostollovska - mësimdhënëse klasore dhe ndihmësdrejtoreshë në SHFK "Vëllazërimi - Migjeni" nga Tetova, Sihana Kaba Kasami - mësimdhënëse klasore dhe drejtoreshë në SHFK "Kiril dhe Metodij" në Tetovë dhe Salih Mislimi - doktor i Mjekësisë së Përgjithshme dhe profesor i lëndëve profesionale në SHMKM "Nikolla Shtejn" - Tetovë.

Ngjarja mund të ndiqet edhe drejtpërdrejtë në Jutjub - kanalin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës: https://youtube.com/channel/UCzOX1KEu6ZBm14DqFasVMjA?si=MWcOfrO5OjMDZd_O  sa/

Foto: MASH

QËNDRONI TË LIDHUR