• e hënë, 23 dhjetor 2024

Panel-diskutim me rastin e Javës për arsimim mediatik: Gazetaria si profesion joaktual për të rinjtë, por edhe për gazetarët e trajnuar

Panel-diskutim me rastin e Javës për arsimim mediatik: Gazetaria si profesion joaktual për të rinjtë, por edhe për gazetarët e trajnuar

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) - Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në bashkëpunim me Fondacionin ndërkombëtar për sistem zgjehdor (IFES), sot me rastin e Javës së arsimimit mediatik organizoi panel-diskutim me fokus në përforcimin e integritetit gazetareskm veprimet paszgjehdore mediatike, si dhe emërimin e akademive për trajnim për gazetarë dhe punonjës mediatik, ku morën pjesë edhe kryeredaktorja dhe redaktore përgjegjëse e Laboratorit hulumtues raportues (IRL) Sashka Cvetkovska, kryeredaktori dhe redaktor përgjegjës i "360 Gradë", Vasko Popetrevski, drejtoresha e BIRN, Ana Petrusheva, si dhe gazetari Miomir Serafimoviq.

Ngjarjen e hapi Mlladen Çadikovski, kryetari i SHGM-së, i cili u ndal te gjendja e mediave në Maqedoni, sfidat me të cilat përballen gazetarët dhe nevojën për trajnime shtesë përmes Akademisë së Trajnimit të SHGM-së.

"Nuk ka informim të mirë pa siguri ekonomike, siguri për gazetarët dhe trajnime të vazhdueshme. Megjithatë, është e kotë të kemi gazetari pa redaksi cilësore, tema dhe hulumtime të rëndësishme, ndaj duhet të punojmë në këto aspekte", theksoi Çadikovski.

"Maqedonia në letër ndoshta ka zgjedhje të drejta, por kjo nuk do të thotë se ka integritet në zgjedhje", theksoi Cvetkovska në fjalimin e vet, duke cekur se është e pamundur të flitet për integritet të zgjedhjeve, pa mbisunduar informatat cilësore në etër. Në mënyrë që qytetarët të vendosin për interresin e tyre më të mirë, thotë, ata duhet t'u ekspozohen informatave cilësore të cilat do t'u ndihmojnë të gjykojnë.

Fjalën e mori edhe Joana Kozma, përfaqësuese e Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES), e cila theksoi rëndësinë e transparencës në procesin zgjedhor dhe rolin e pazëvendësueshëm të gazetarëve në këtë proces.

"Kjo është jetike për çdo demokraci dhe çdo shoqëri, por nuk është e mjaftueshme. Një segment tjetër i rëndësishëm përfshin ngjarjet midis zgjedhjeve, duke qenë se është e domosdoshme monitorimi i veprimeve të qeverisë, dhe media ka një rol kyç në këtë proces", tha Kozma.

Ngjarja u nda në dy sesione. Tema e sesionit të parë ishte – Respektimi i integritetit në gazetari: garantimi i transparencës në ndjekjen e sukseseve të politikave qeveritare, ku diskutuan Sashka Cvetkovska nga IRL, Vasko Popetreski nga “360 Shkallë”, Ana Petrusheva nga BIRN dhe Miomir Serafimoviç nga TV Telma.

Secili prej tyre prezantoi pikëpamjet e veta. U përmendën disa probleme kryesore, si mungesa e interesit për profesionin nga gazetarët e rinj, ulja e cilësisë së informacionit të paraqitur nga disa media, shtimi i numrit të mediave online në periudhën parazgjedhore, pagat e ulëta të gazetarëve dhe kriteret mesatare në disa media, si dhe rritja e informacionit të sponsorizuar nga agjencitë PR, të porositura nga qendrat e fuqisë.

Sesioni i dytë kishte temën – Akademia e Trajnimit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë si forcë shtytëse për rritjen e kapaciteteve të punonjësve mediatikë, garantimi i integritetit dhe transparencës, ku përvojat dhe pikëpamjet e tyre i ndanë Llazar Sandev, që foli për aspektet ligjore të trajnimit të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, Marina Tuneva që theksoi dimensionin etik të trajnimit, dhe Besim Nebiu që foli për forcimin e profesionalizmit përmes trajnimeve të dedikuara gazetarëve.

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR