Panel-diskutim: "Diskriminimi dhe shprehja e urrejtjes në media dhe komunikim publik"
- Instituti për Media dhe Analitikë (IMA) sot organizon panel-diskutim me temën "Diskriminimi dhe shprehja e urrejtjes në media dhe komunikim publik".
- Post By Sara Ademi
- 07:40, 18 dhjetor, 2024

Shkup, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Instituti për Media dhe Analitikë (IMA) sot organizon panel-diskutim me temën "Diskriminimi dhe shprehja e urrejtjes në media dhe komunikim publik".
Siç njoftoi organizatori, panelistë do të jenë Limko Bejzaroski, kryetar i Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, Biljana Georgievska, drejtoreshë e Këshillit për Etikë në Mediat e Maqedonisë, Sllavica Anastasovska nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Sara Milenkovska nga koalicioni Margini.
"Ata do t'i prezantojnë rezultatet kyçe nga analizat e tyre mbi këtë temë. Pas prezantimeve të panelistëve, është parashikuar edhe diskutim me pjesëmarrësit dhe të pranishmit në panel diskutim, njoftoi IMA. sa/
Foto: www.ima.mk