• e premte, 05 dhjetor 2025

Panel diskutimi në Kumanovë: "Kthesa Magjike – Çfarë mësove? ose Çfarë përfituat?"

Panel diskutimi në Kumanovë:

Shkup, 16 nëntor 2025 (MIA) - Vazhdon karvani i panel-diskutimeve në kuadër të fushatës kombëtare "Magjia është në dijen" të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës,me të cilën theksohet rëndësia e profesionit të mësimdhënësit dhe ndikimi që kanë mësimdhënësit në krijimin e gjeneratave të ardhshme. Panel-diskutimi i sotëm do të mbahet në Shtëpinë e Zejtarëve në Kumanovë.

Tema e panel-diskutimit është "Kthesa magjike – Çfarë mësove? apo Çfarë përfituat?", me fokus në mënyrën se si po ndryshon mënyra në të cilin e vlerësojmë dijen dhe rezultatet si edhe në mënyrën se si mësimdhënësit e njohin përparimin dhe potencialin e nxënësve sot.

Pikëpamjet e tyre do t’i ndajnë Elena Ivanovska, sekretare shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Millka Trimçevska, drejtore e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Nagri Rexhepi, drejtor i SHMK "Sami Frashëri" – Kumanovë, Hillda Dimitrievska, mësimdhënëse e grupit klasor në SHFK "Kërste Misirkov" – Kumanovë, Daniella Stojanovska, mësimdhënëse në SHFK "Hristijan Karposh" – Kumanovë dhe Ivan Nacevski, prind i një nxënësi në SHFK "Koço Racin" nga Kumanova.

Ngjarja do të mund të ndiqet edhe drejtpërdrejt në kanalin e YouTube të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. 

Deri më tani ngjarje të tilla u mbajtën në Shkup, Prilep dhe Tetovë. fc/

Foto: Poster

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR