• e premte, 22 nëntor 2024

Panel diskutimi me temën “Arsimi i udhëhequr nga nevojat reale të studentëve”, në organizim të ZMAI-t

Panel diskutimi me temën “Arsimi i udhëhequr nga nevojat reale të studentëve”, në organizim të ZMAI-t

 Shkup, 11 shtator 2024 (MIA) - Ngjarje në organizim të "Arsimi i udhëhequr nga nevojat reale të nxënësve - investim i zgjuar në kuadrin mësimor dhe infrastrukturor" do të mbahet sot në organizim të Shoqatës për Kërkimi dhe Analizë ZMAI.

Në ngjarje, ashtu siç paralajmërojnë organizatorët, fjalime do të ketë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, përfaqësuesja e UNICEF-it në vend, Lesli Miler, drejtori ekzekutiv i ZMAI-t, Viktor Mitevski, kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski dhe ekspertë të tjerë dhe praktikantë.

Pas fjalimeve përshëndetëse vijon një panel ekspertësh me temë "Arsimi i udhëhequr nga nevojat reale të studentëve - Investim i zgjuar në kuadrin mësimor dhe infrastrukturor".

Në panel diskutimin, siç është paralajmëruar, do të marrë pjesë specialistja e arsimit nga UNICEF, Vera Kondiq Mitrovska; kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski; sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Elena Ivanovska dhe ish-dekani i Fakultetit Pedagogjik, profesor Emilj Sulejmani.  rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR