Panel diskutim për lirinë e mediumeve përballë presioneve politike, dezinformatave dhe fjalorit urrejtës
- Në Shkup sot do të mbahet panel - diskutimi "Liria e mediumeve përballë presioneve politike dhe propagandës, dezinformatave dhe fjalorit urrejtës: Si më tutje?", në organizim të Institutit për mediume dhe analitikë IMA.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:34, 18 maj, 2023

Shkup, 18 maj 2023 (MIA) - Në Shkup sot do të mbahet panel - diskutimi "Liria e mediumeve përballë presioneve politike dhe propagandës, dezinformatave dhe fjalorit urrejtës: Si më tutje?", në organizim të Institutit për mediume dhe analitikë IMA.
Në panel diskutim do të marrin pjesë Mlladen Çadikovski, kryetar i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë së Veriut (SHGM), Dragan Antonovski, drejtor i prëgjithshëm i Agjencisë informative mediatike (MIA), Arta Tahiri, redaktore e lajmeve në Televizionin kombëtar ALSAT dhe Atanas Kirovski, gazetar, ish-drejtor dhe kryeredaktor në TV Telma dhe korrespondent i BBC-së.
Siç është paralajmëruar, pas paraqitjeve të panelistëve është paraparë diskutim me të pranishmit në ngjarje. ab/