• e enjte, 04 korrik 2024

Panel diskutim për dezinformatat dhe gjuhën e urrejtjes kundër barazisë gjinore dhe seksuale

Panel diskutim për dezinformatat dhe gjuhën e urrejtjes kundër barazisë gjinore dhe seksuale

Shkup, 29 qershor 2023 (MIA) - Panel diskutim me temë "Mediat dhe fushatat me dezinformata dhe gjuha e urrejtjes kundër barazisë gjinore dhe seksuale", sot do të mbahet në Shkup organizuar nga Instituti për media dhe analitikë - IMA.

Panelistë të diskutimit do të jenë Dragana Dërndarevska nga Koalicioni Margini, Kire Vasilev nga Dialog - Qendra për demokraci deliberative, David Tasevski nga Qendra Kuir në Shkup, Viki Mladenova, doktorante në studime ndërkombëtare në Universitetin e Studimeve Orientale në Napoli dhe Zharko Trajanoski, udhëheqës i hulumtimeve në Institutin për media dhe analitikë IMA.

Moderator i ngjarjes do të jetë Petrit Saraçini, ndërsa pas prezantimeve të panelistëve është planifikuar edhe një diskutim. ls/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR