• e martë, 02 korrik 2024

Panel diskutim në Shkup: Verifikim i burimeve për luftën kundër dezinformatave

Panel diskutim në Shkup: Verifikim i burimeve për luftën kundër dezinformatave

Shkup, 3 prill 2024 (MIA) - Panel-diskutim " Verifikim i burimeve për luftë kundër dezinformatave dhe manipulimeve mediatike" do të mbahet sot në Shkup në kuadër të projektit "Verifikimi i fakteve para publikimit në luftën kundër dezinfrmatave", i mbështetur nga Ambasada e SHBA-së.

Në panel-diskutim, siç njoftojnë nga Qendra për zhvillim të mediave, do të prezantohet "Manuali për verifikim të dezinformatave dhe manipulimeve mediatike", botim i Qendrës evropiane të gazetarisë (European Journalism Centre). Përkthimi i manualit, në gjuhën shqipe dhe maqedonase, është përgatitur në kuadër të këtij progami.

Folësit në panel-diskutim, gazetarë me përvojë dhe praktikantë në fushën e verifikimit të fakteve dhe ekspozimit të dezinformatave, do të flasin për aspekte të ndryshme të verifikimit të informacioneve dhe verifikimit të faktve, si dhe për rolin e mejnstrim mediave në luftën kundër dezinformatave. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR