• e diel, 22 dhjetor 2024

Panel - diskutim: Mediat dhe institucionet veprojnë në mënyrë selektive për çështjen e barazisë gjinore

Panel - diskutim: Mediat dhe institucionet veprojnë në mënyrë selektive për çështjen e barazisë gjinore

Shkup, 29 qershor 2023 (MIA) – Mediat nuk hulumtojnë mjaftueshëm dhe nuk raportojnë në mënyrë të barabartë ndërsa institucionet janë selektive, këtë e vlerësoi monitoringu i Institutit për Media dhe Analitikë (IMA) që u zbatua në dy vitet e kaluara në kuadër të panel - diskutimit me titull "Mediat dhe fushatat me dezinformata dhe gjuhë të urrejtjes kundër barazisë gjinore dhe seksuale".

Në diskutimin u cili u mbajt sot në Shkup morën pjesë përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Dragana Dërndarevska e koalicionit "Margjinat" potencoi se në media nuk ka njohuri të mjaftueshme për atë se kush është lëvizja antigjinore, kush janë shktarët për gjendjet momentale, si edhe se nuk është duke u hetuar mjaftueshëm për rrjedhat financiare të lëvizjeve.

"Lendskejri mediatik është i larmishëm, nuk mund të flas për një palë media, por kemi parë në periudhën e kaluar që mesazhet e KOM-it, të lëvizjeve antigjinore janë transmetuar nga shumica e mediave pikërisht ashtu siç kanë qenë pa përfshirë zëra kritikë në to, pa u bërë pyetjet e duhura këtyre organizatave, dhe kjo po ndodh sepse mendoj se mediat nuk kanë njohuri të mjaftueshme, nuk kanë interes, dhe ka edhe media që janë shumë të qartë aleate në këtë luftë, prandaj shumë qartë i shprehin këto qëndrime", theksoi Dërndarevska.

Ajo vlerësoi se tani edhe pse më shumë po flitet për barazinë gjinore edhe pse duket më shumë, por akoma nuk është mjaftueshëm.

Shtoi se si shembull të mospasjes së vullnetit politik është ajo që Ligji për librin amë është larguar, ndërsa tani është kthyer vetëm me mbështetjen e pesë deputetëve të cilët, siç vlerësoi ajo, nuk janë të mjaftueshëm.

Kire Vasilev nga Qendra për Demokraci Diliberative tha se lufta është komplekse sepse, siç sqaroi ai, ka një perceptim të gabuar në opinion.

“Ky qëndrim për çështjet e identitetit gjinor është i shumëanshëm dhe e lidh gjininë me ideologjinë kombëtare dhe politike dhe për këtë arsye ka fuqi të madhe manipuluese dhe për këtë arsye duket se është e vështirë të përcaktohet kur bëhet fjalë për diskriminim, gjuhë urrejtjeje, liri të fjalës”, theksoi Vasilev. .

 Raporti nga monitorimi i IMA-s pritet të jetë i disponueshëm publikisht gjatë periudhës së ardhshme.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR