• e martë, 15 tetor 2024

Panel diskutim me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Panel diskutim me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Tetovë, 14 tetor 2024 (MIA) - Komuna e Tetovës me rastin e muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit sot organizoi panel diskutim. Në fjalën hyrëse, kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami theksoi se këtë sëmundje si sfidë, gratë nuk mund ta tejkalojnë vetë.

"Si bashkëshortë, familje, miq dhe si shoqëri, kemi detyrimin moral të jemi pranë tyre, t'i ndihmojmë ata të kthejnë frikën në forcë, të zëvendësojnë dëshpërimin me shpresë dhe të mbushim çdo ditë me dashuri, mbështetje dhe kujdes. Askush nuk duhet të ndihet vetëm në këtë betejë. Solidariteti nuk është thjesht një koncept teorik, por një përgjegjësi që i përket secilit prej nesh. Përmes ndërgjegjësimit dhe veprimit konkret, ne mund të ndërtojmë një shoqëri që kujdeset dhe mbështet më të pambrojturit mes nesh", tha Kasami.

Dr. Vesna Kolevska, onkologe dhe radioterapeute në Spitalin Klinik, theksoi se si mjeke ajo përballet me pacientët pas diagnostikimit se kur duhet  të fillojë terapia. Në Spitalin klinik gjatë këtyre pesë viteve trajtimi është me numër të kufizuar të pacientëve, prandaj parandalimi është një hap i rëndësishëm", theksoi mjekja.

Ka një trend të rritjes së numrit të grave të cilat vijnë për kontrolle të rregullta periodike, por megjithatë niveli nuk është i kënaqshëm, vlerësoi dr. Argjen Imeri, subspecialist i diagnostikimit të gjirit dhe kryeshef i Repartit për Radiologji pranë Spitalit Klinik në Tetovë.

Viteve të fundit, sipas përvojës së dr. Kolevskës, në rajonin e Tetovës pacientja më e re ishte një grua 27 vjeçare e cila është diagnostikuar me sëmundjen menjëherë pas shtatzënisë dhe pas gjidhënies. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR