• e hënë, 23 dhjetor 2024

Panel diskutim: Kërcënimi më i madh për sigurinë është agresioni rus kundër Ukrainës, dezinformimi dhe kërcënimet hibride

Panel diskutim: Kërcënimi më i madh për sigurinë është agresioni rus kundër Ukrainës, dezinformimi dhe kërcënimet hibride

Shkup, 16 maj 2023 (MIA) - Në Universitetin Kolexhi amerikan (UKASh) në Shkup sot u mbajt panel diskutim "Përforcimi i krahut lindor të NATO-s", ku përfaqësuesit e vendeve nga Grupi i Vishegradit dhe nga MPJ në vend i shprehën qëndrimet e tyre lidhur me sigurinë në rajon. Sipas tyre, kërcënimi më i madh i sigurisë për momentin është agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës.

Pjotër Visocki, ushtrues i detyrës në Ambasadën e Polonisë në vend në fjalimin e tij sot gjatë diskutimit tha se stabiliteti dhe siguria janë kyçe për rajonin dhe nevojitet bashkëpunim i ndërsjellë për arritjen e tyre.

"Fokusi ynë për momentin është kahëzuar drejt agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Ky është kujdesi ynë më i madh, por gjithashtu edhe vërtetim për politikat afatgjate të Polonisë sepse në ndonjë mënyrë e pritëm këtë  rezultat. Kjo që po ndodh tani është pasojë e gjithçkaje që ka ndodhur kohëve të fundit, duke filluar nga viti 2014. Tani po flasim për një pushtim të plotë shtetëror. Qëllimet e Rusisë nuk kanë ndryshuar që nga viti i kaluar kur e filloi pushtimin", tha Visocki.

TПанел дискусија во Американ Колеџ ФОТО/МИА

Siç theksoi ai, shpreson se Ukraina duke e pasur mbështetjen e të gjithë aleatëve, do ta arrijë qëllimin, ndërsa ai është stabiliteti dhe siguria.

Visocki beson se madje edhe nëse Ukraina arrin sukses gjatë pushtimit ushtarak, Rusia do të mbetet kërcënim për stabilitetin edhe në të ardhmen, më së shumti për shkak të aftësisë së saj për mobilizim ushtarak.

"Këtu jemi për t'i dhënë mbështetje Ukrainës, sepse ky vend  do të ketë pasoja katastrofike ushtarake dhe politike për të gjithë rajonin", shtoi Visocki.

Tomash Strazhaj, drejtor i Asociacionit slloven për politikë të jashtme është gjithashtu i qëndrimit se agresioni rus nuk filloi më 24 shkurt të vitit 2022, por atëherë ndodhi vetëm përshkallëzimi i agresionit i cili filloi shumë më herët.

"Ne u bëmë anëtare e NATO-s në vitin 2004. Sllovakia së bashku me Çekinë iu përgjigjën në mënyrë të duhur kësaj sfide, pavarësisht se jemi dy herë më të vegjël si shtet, por së bashku me Çekinë ishim pjesë e vendeve të para që ndihmuam drejtpërdrejt me ndihmën ushtarake në Ukrainë. Në vitin 2023 filluan të zhvillohen negociatat me pjesëmarrjen e Hungarisë, gjë që tregoi faktin se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi mes vendeve", tha Strazhaj në fjalimin e tij në diskutim.

Siç përkujtoi ai, Sllovakia ndohmoi në Ukrainë, me ç'rast dërgoi artileri, helikopterë, ushtarë...Theksoi se përkushtimi i qeverisë paraprake të Sllovakisë edhe në qeverinë e sotme të Sllovakisë do të vazhdojë me mbështetjen e Ukrainës.

Панел дискусија во Американ Колеџ ФОТО/МИА

Ai vuri në dukje se një kërcënim i veçantë që është i dukshëm jo vetëm në krahun lindor, por kryesisht në këto shtete, është kërcënimi i lidhur me fuqinë dezinformuese të narrativave ruse dhe llojeve të tjera të kërcënimeve hibride.

Nevojitet, siç tha, bashkëpunim ndërmjet shteteve në nivel rajonal, të vendeve që janë pjesë e NATO-s, për të parandaluar përhapjen e narrativave të tillë.

Filip Tosevski, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme në vend tha se vazhdimisht  japim mbështetje për Ukrainën dhe viteve të fundit në mënyrë aktive bashkëpunojmë me Sllovakinë dhe Çekinë.

Panel dikustimi u organizua nga UKASh, Klubi i Konsujve të Nderit, Ambasadat e vendeve të Grupit të Vishegradit dhe Ministria e Punëve të Jashtme në vend. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR