• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pandov për të burgosurit e arratisur: Nuk bëhet fjalë për arratisje klasike, por për shpërdorim të favoreve

Pandov për të burgosurit e arratisur: Nuk bëhet fjalë për arratisje klasike, por për shpërdorim të favoreve

Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Në lidhje me të burgosurit e arratisur nga burgjet e vendit, drejtori i Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve, Aleksandar Pandov, informoi se nuk bëhet fjalë për arratisje klasike nga burgu përmes kërcimit mbi mur, rrethojave ose gërmimit të ndonjë tuneli, por bëhet fjalë për keqpërdorim të favoreve. Drejtori i INP “Idrizovë”, Zoran Jovanovski, shtoi se gjithsej 111 të burgosur nga ekzistenca e burgut të cilëve u janë dhënë favore, janë liruar për fundjavë dhe nuk janë kthyer.

"Le t'i sqarojmë terminët. Arratisja, të paktën ajo që kam kuptuar më parë, është arratisja mbi mure, rrethoja, gërmim të tunelit, këta 111 janë njerëz të cilëve u janë dhënë favore, kanë qenë në fundjavë, duhej të ktheheshin në orën 19 të së dielës mbrëma, nuk janë kthyer dhe kjo tashmë është arratisje. Nuk është arratisje klasike”, tha ai duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për media pas hapjes së repartit të pestë të rinovuar në Burgun “Idrizovë”.

Shtoi se dy javë më parë ka pasur tentim për arratisje duke u hedhur mbi një gardh, gjatë së cilës i burgosuri është kapur dhe kthyer në burg.

Pandov informoi se disa nga të burgosurit e arratisur janë kthyer, disa jo.

Në pyetjen për arratisjen e Blerim Ramadanit nga arresti shtëpiak, Pandov është përgjigjur se nuk ka informacion të tillë.

"Këtë duhet ta shihni në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ata janë persona që janë të dyshuar dhe të vendosur në njësitë e paraburgimit ose kanë aktvendim të plotëfuqishëm dhe dërgohen për vuajtje të dënimit me burg. Persona të tillë janë nën MPB-në", tha ai.

Në lidhje me vizitën e djeshme në burgun “Shkup”, drejtori i Drejtorisë tha se burgu në Shutkë duhet të rrethohet menjëherë.

"Në burgun “Shkup” apo “Shutkë” siç njihet, ka pjesë ku nuk ka gardh, ose gardhi është i ulët për një metër – një metër e gjysmë. Thjesht në atë burg vetëm njeriu që nuk dëshiron të dalë nuk do të dalë nga aty...", tha Pandov.

Ai mes tjerash informoi se në Maqedoni ka burgje, siç është reparti i hapur apo gjysmë i hapur në Idrizovë të cilat janë lëshuar në vitin 2018 dhe janë ndërtuar sipas standardeve të BE-së.

Drejtori informoi edhe për një aksion të suksesshëm në të cilin u kap një i burgosur që përdorte favore i cili në trupin e tij kishte futur 50 gramë drogë. Po ashtu, para dy javësh në burgun “Shkup”, siç tha ai është kapur një polic i burgjeve duke vendosur lëndë narkotike në një paketë me cigare.

Foto: MIA


QËNDRONI TË LIDHUR