• e premte, 05 dhjetor 2025

Panairi për praktikë dhe punësime në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike - TESNMESN 2025

Panairi për praktikë dhe punësime në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike - TESNMESN 2025

Shkup, 8 tetor 2025 (MIA) - Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup, sot dhe nesër do të mbahet Panairi dyditor për praktikën dhe punësimin TESNMESN 2025, me qëllim që të lidhen studentët, akademia dhe industria në një vend. Ngjarja do të zgjasë nga ora 11 deri 17 gjatë dy ditëve. 

Organizatori i ngjarjes është Asambleja e studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike - USHCM, Qendra e karrierës pranë USHCM, Qendra Nacionale për Zhvillim dhe Inovacion (QNZHI) dhe Qendra për Hulumtim, Zhvillim dhe Arsim të Vazhdueshëm (QHZHAV).

Siç njoftuan nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, këtë vit, TESNMESN 2025 bashkon 26 kompani partnere nga sektore të ndryshme industriale. 

Në TESNMESN do të marrin pjesë - Adient, Alkaloid, Amfenoll, Drekslermaer, Fero invest, Genterm, Gereshajmer, Halkbank, Inter konstrakshën, Xhonson Meti, Kentaur Impeks - Iskra Kumanovë, Laminate kom, LEAR korporejshn, LTH, MAN, Mikrosam, OKTA, RwC, Rade Konçar TEP, Road Legends, Birraria e Shkupit, Telamon, Sigurimi Triglav, Vardar Dollomit, VDL Van Hool dhe Wabtec. 

Sipas organizatorëve, në kuadër të TECNMESN 2025 janë paraparë një sërë aktivitetesh, punëtori dhe panel diskutime, mes të cilave "Kuadër cilësor - e ardhme e sigurtë", që do të mbahet me fillim në orën 12 në sallën e mbledhjeve pranë Dekanatit dhe Panel 2 - "Industria - arsimi: inovacione të gjelbra dhe praktika të qëndrueshme", që do të mbahet gjithashtu në sallën e mbledhjeve pranë Dekanatit. 

Nga Fakulteti iInxhinierisë Mekanike informojnë se përmes stendave ekspozuese, punëtorive dhe prezantimeve, studentët do të kenë mundësi të vendosin kontakt të drejtpërdrejtë me kompanitë, të informohet për programin aktual për praktika dhe punësime, si dhe të mësojnë më tepër për kërkesat dhe perspektivat në profesionin e inxhinierisë.

Panairi është i hapur për të gjithë studentët e Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup, pa dallim të fakultetit, të cilët duan të njihen me kompanitë, të gjejnë mundësi praktike dhe të bëjnë një hap më afër të ardhmes së tyre në industri dhe teknologji.

"Me TESNMESN 2025, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike edhe njëherë e konfirmon rolin e tij si urë lidhëse midis arsimit dhe industrisë, duke krijuar një mjedis ku dija transformohet në mundësi reale", thuhet në njoftimin nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike. qa/mb/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR