• e hënë, 23 dhjetor 2024

Panairi i tretë i ndërmarrjeve sociale në Shkup

Panairi i tretë i ndërmarrjeve sociale në Shkup

Shkup, 12 shtator 2023 (MIA) - Panairi i tretë i ndërmarrjeve sociale do të mbahet pasdite para Qendrës së ndërmarrjeve sociale prapa Memorialit të Nënë Terezës në Shkup.

Panairi do të fillojë në orën 16 me ekspozimin e ndërmarrjeve sociale dhe do të zgjasë deri në orën 20:00. Hapja zyrtare është në orën 18:00.

"Panairin do ta hapin ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe ambasadori i delegacionit të BE-së, Dejvid Gir. Fjalime përshëndetësë do të kenë edhe ambasadori i Francës, Siril Baumgartner, ambasadori i Polonisë, Kshishtof Gërzelçik, Albert Hani - sekretari i përgjithshëm i RUSO, Barbara Sadovska - lifer i ekipit të projektit "Përkrahje për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale" dhe Filip Ivanoski - drejtori menaxhues i "Pakomak", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR