• e shtunë, 10 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Panair për edukim 2025 më 15 dhe 16 mars

Panair për edukim 2025 më 15 dhe 16 mars

Shkup, 4 mars 2025 (MIA) - Skopje siti moll dhe komuniteti studentor në Maqedoni "Studentaria" më 15 dhe 16 mars kanë organizuar Panair qëllimi i të cilit është të lidhë të rinjtë - maturantët dhe studentët - me universitetet për të mësuar rreth mundësive për arsimim, specializim dhe zhvillim profesional, si dhe me akademi dhe kompani të aftësive digjitale.

Do të marrin pjesë dhjetë universitete me mbi 80 fakultete nga vendi, si dhe akademi për aftësi dhe shitje digjitale dhe një numër i madh kompanish dhe organizata rinore.

"Panairi është një mundësi unike për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e ardhshëm në një vend të takohen me përfaqësues të mbi 80 fakulteteve nga Maqedonia, të mësojnë për programet e tyre të studimit, afatet e regjistrimit, bursat dhe mundësitë për karrierë, jetën e kampusit, por edhe për të marrë pjesë në punëtoritë e këshillimit të karrierës dhe për t'i hulumtuar rrugët e ndryshme arsimore dhe profesionale që do të përcaktojnë të ardhmen e tyre", njoftoi organizatori.

Për studentët, janë paraparë një numër i madh i panel-diskutimeve, punëtorive dhe prezantimeve që do t'i ndihmojnë ata të përgatiten për të hyrë në tregun e punës dhe kompanitë gjithashtu do të marrin pjesë dhe do të ofrojnë mundësi praktike dhe punësimi.

Regjistrimet për pjesëmarrje në panair janë duke vazhduar dhe të gjithë nxënësit e shkollave të mesme e interesuar, studentët dhe prindërit e tyre mund të regjistrohen falas në linkun: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSflKaLUHaMG8so2KiS_Cn-NY2pD8Yxx3sxbTlMSsF3fkFKë9ë/vieëform    

qa/

Foto: Komuniteti studentor "Studentaria"

 

QËNDRONI TË LIDHUR