• e shtunë, 10 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Panair arsimor në ShMP "Jahja Kemal" në Shkup

Panair arsimor në ShMP

Shkup, 23 prill 2025 (MIA)- Të shtunën më 26 prill 2025, në ambientet e ShMP ‟Jahja Kemal‟ në Shkup, duke filluar nga ora 10 do të mbahet panair arsimor i organizuar nga Metacareer Consultancy nga Republika e Rumanisë.

Ky eveniment, është një mundësi të shkëlqyer për nxënësit dhe familjet e tyre për të takuar përfaqësues nga universitete nga anembanë botës (Gjermani, Austri, Bullgari...) dhe nga Maqedonia për të eksploruar programet akademike dhe për të fituar njohuri për mundësitë e ardhshme të studimit.

QËNDRONI TË LIDHUR