• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Palevski do të ekstradohet menjëherë pas kompletimit të dokumenteve administrative, njofton Avramovska-Madiq

Palevski do të ekstradohet menjëherë pas kompletimit të dokumenteve administrative, njofton Avramovska-Madiq

Shkup, 1 mars 2024 (MIA) - Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska-Madiq, në lidhje me ekstradimin e Lupço Palevskit, i dyshuar për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, thotë se ai pritet të ekstradohet menjëherë pas përfundimit të procedurave administrative.

"Ministri i Drejtësisë ishte në vizitë me kolegun e tij në Turqi dhe siç e njoftuan opinionin nga Ministria e Drejtësisë, procedura gjyqësore ka përfunduar, presim të plotësohen dokumentet administrative dhe presim që Lupço Palevski të ekstradohet", tha Avramovska -  Madiq në pyetjen e një gazetari në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeveri me drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport Naumçe Mojsoski.

Në konferencën e sotme për media, Avramovska - Madiq në pyetjen e gazetarit se si ta komentojë letrën që Lupço Palevski ua ka dërguar mediave përmes partisë së Djathtë, thotë se nuk dëshiron ta komentojë atë, sepse gjithçka që ka të bëjë me procedurat gjyqësore mund të keqkuptohen në publik dhe të dëmtojnë vetë procedurën.

"Nuk mund të komentoj se përderisa çdo gjë është e lidhur me procedurën gjyqësore, mund të keqkuptohet në opinion dhe të dëmtojë vetë procedurën", tha Avramovska-Madiq.

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga dhe homologu i tij turk Jëllmaz Tunç zhvilluan një takim muajin e kaluar ku biseduan për procedurën e ekstradimit të Lupço Palevskit, gjatë të cilit Lloga u njoftua nga kolegu turk se gjykimi për Palevskin ka përfunduar dhe procedurat administrative pritet të përfundojnë gjithashtu.

Pas sjelljes së tij në vend, Palevski sipas vendimit të gjykatës do të mbahet në një institucion penal dhe procedurat para organeve të drejtësisë vazhdojnë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR