Pako me ndihma nga SHBA-ja shkaktuan vdekjen e pesë palestinezëve. pasi që nuk u hapën parashutat
- Pesë palestinezë e humbën jetën sot në Rripin e Gazës kur mbi ta ranë pakot me ndihma nga SHBA-ja, pasi që parashutat e tyre nuk u hapën, kumtoi sot gazeta britanike "Terlegraf".
- Post By Arta Bunjaku
- 19:10, 8 mars, 2024
Gazë, 8 mars 2024 (MIA) - Pesë palestinezë e humbën jetën sot në Rripin e Gazës kur mbi ta ranë pakot me ndihma nga SHBA-ja, pasi që parashutat e tyre nuk u hapën, kumtoi sot gazeta britanike "Terlegraf".
Agjencitë botërore lajmëruan se të lënduar janë 10 persona.
Në xhirimin e publikuar në rrjetet sociale shihet se si disa pako bien me shpejtësi të madhe ekstreme në tokë, të hedhura nga një aeroplan transportues.
Gjatë javës së kaluar, ushtria amerikane në koordinim me Jordaninë, Egjiptin dhe Francën, dërgoi mbi 70.000 shujta me ushqim në Rripin e Gazës.
Paraprakisht sot, ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dejvid Kameron tha se Mbretëria e Bashkuar do të punojë në bashkëpunim me SHBA-në për hapje të një koprridori detar përmes të cilit ndohma për enklavën mund të dërgohet drejtpërdrejtë përmes detit.
Përfaqësuesit e organizatave humanitare me muaj paralajmërojnë se paraprin uria në Gazë për shkak të mungesës së ushqimit të shkaktuar nga mbyllja e kufijve, vëren gazeta britanike. ab/