• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pakistani ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të ajrit të ndotur

Pakistani ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të ajrit të ndotur

Lahore, 7 nëntor 2023 (MIA) - Autoritetet pakistaneze sot shpallën "gjendje të jashtëzakonshme" në qytetin e dytë më të banuar në vendin Lahore dhe rajonet e tjera verilindore fqinje, duke shpallur tri ditë jo pune në javë për shkak të smogut i cili e rriti indeksin e cilësisë së ajrit në 400. 

Ministri i përkohshëm i provincës verilindore Penxhab, Mohsin Nakvi, tha se nga e diela zyrat, shkollat, kolexhet, kinematë, parqet dhe vendet e tjera publike do të mbesin të mbyllura të premten dhe të shtunën deri në vendimin e ardhshëm. 

Tregjet do të jenë të mbyllura të shtunën dhe të dielën. 

"Për shkak të rritjes së smogut, qeveria po shpallë gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore në lagjet Lahore, Gujranvala, Hafizabad dhe Nankana Sahib derisa situata aktuale të përmirësohet," tha ministri.

Ai deklaroi se drejtoria tashmë është në gjendje gatishmërie dhe ka për detyrë që t'i përshpejtojë aksionet kundër djegies së sipërfaqeve bujqësore dhe faktorëve të tjerë të cilët kontribuojnë për paraqitjen e smogut. 

E mbuluar me shtresa smogu toksik, Lahore, shtëpia e afro 14 milionë njerëzve, është aktualisht ndër qytetet më të ndotura në botë, së bashku me Nju Delhin dhe Dakën.

Nagvi për rritjen e smogut i akuzoi erërat nga India fqinje, të cilat sjellin tym dhe ndotës të tjerë, kryesisht nga djegia e tokës së përpunuar nga ana e bujqve në Penxhabin indian. 

Meteorologët lokalë thanë se tymi dhe ndotësit e tjerë hynë në Lahore nga Xhalandhari në Penxhab të Indisë, ku bujqit djegin mbetjet e të korrave për sezonin e mbjelljes çdo vit në fillim të nëntorit.

Kombinimi i smogut dhe tymit te qindra njerëz shkaktoi dhimbje të fytit dhe kruarje të syve dhe mjekët po u bëjnë thirrje banorëve të pinë më shumë lëngje dhe të qëndrojnë brenda për të shmangur problemet me frymëmarrjen. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR