• e martë, 24 dhjetor 2024

Pakistani i urdhëroi emigrantët ilegal ta braktisin vendin deri më 1 nëntor

Pakistani i urdhëroi emigrantët ilegal ta braktisin vendin deri më 1 nëntor

Islamabad, 3 tetor 2023 (MIA) - Auroritetet pakistaneze sot i urhdëruan të gjithë emigrantët ilegal ta braktisin vendin, sepse, në të kundërtën, do të përballen me dëbim, pasi që ishte konstatuar se vetëm këtë vit 14 nga gjithsej 24 sulmeve vetëvrasëse ishin kryer nga afganët.

Mediumet britanike e transmetojnë porosinë e minsitrit pakistanez të Punëve të Brendshme, Sarfraz Bugti, se të gjithë emigrantët ilegal duhet ta braktisin vendin deri më 1 nëntor.

Sipas tij, rreth 1,7 milion shtetas afganë në[ Pakistan nuk kanë dokumente legale për qëndrim.

Javën e kaluar në dy sulme vetëvrasëse, të kryera gjatë riteve fetare, u vranë së paku 57 persona.

Numri i sulmeve të militantëve në pakistan është në rritje prej vitit 2022 kur erdhi deri tek ndërprerja e armëpushimit mes qeverisë dhe grupit islamist TTP. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR