• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pakistan: Janë vrarë dhjetë policë gjatë sulmeve terroriste në një stacion policor

Pakistan: Janë vrarë dhjetë policë gjatë sulmeve terroriste në një stacion policor

Peshavar, 5 shkurt 2024 (MIA) - Dhjetë policë janë vrarë mbrëmjen e kaluar në një sulm në stacionin policor në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, kanë njoftuar autoritetet lokale. Sulmi ka ndodhur disa ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të caktuara për të enjten.

"Më shumë se 30 terroristë kanë kryer sulm nga tre drejtime. Këmbimzjarri ka zgjatur më shumë se dy orë e gjysmë", ka njoftuar policia lokale. Bëhet fjalë për stacionin policor Çaudvan në zonën Dera Ismail Kan, janë vrarë dhjetë policë, ndërsa kanë janë plagosur", shtoi policia.

Sulmuesit shkurt e kanë ndëmarrë kontrollin ndaj stacionit të policisë gjatë sulmit, i cili ka filluar rreth orës 01:30 sipas orës lokale.

Pjesa veriperëndimore e Pakistanit kohë të gjatë është cak i sulmeve të grupeve islamike, Talebanët pakistanezë Tehrik-e-taliban Pakistan (TTP) dhe dega rajonale e grupit xhihadist terrorist "Shteti islamik" janë të orientuara drejt forcave të atjeshme të sigurisë.

Pakistani po përballet me një situatë të përkeqësuar të sigurisë për disa muaj, veçanërisht pas kthimit të talebanëve në pushtet në Kabul në gusht të vitit 2021. Objektivat e sulmeve janë zonat në kufi me Afganistanin. Islamabadi beson se disa nga sulmet ishin planifikuar nga toka afgane, ku sulmuesit kanë një strehë të sigurt, të cilën Kabul e mohon.

Që nga fillimi i vitit, më shumë se 1.500 civilë, anëtarë të forcave të sigurisë dhe kryengritëse janë vrarë. Ky është numri më i lartë i vdekjeve në gjashtë vjet, sipas Qendrës për kërkime dhe studime të sigurisë me qendër në Islamabad.

Fushatat zgjedhore në Pakistan në përgjithësi janë të shënuara me dhunë. Shumë kandidatë dhe votues kanë qenë shënjestër e sulmeve të armatosura dhe sulmeve me bombë nga ana e kryengritësve islamikë në të kaluarën. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR